Ferrero jep dorëheqje nga posti i presidentit të Sampdorias

Klubi i Sampdorias ka njoftuar se presidenti i tyre, Massimo Ferrero ka dhënë dorëheqjen pasi është arrestuar në mëngjesin e sotëm.
“Guardia di Finanza” e ka arrestuar Ferreron nën dyshimin për keqpërdorime financiare dhe falimentim në një hetim të kryer nga Prokurori Publik Paola në rajonin e Kalabrisë.
Tani Sampdoria ka lëshuar një deklaratë zyrtare dhe ka njoftuar se Ferrero ka dhënë dorëheqje si president i klubit.
“Ishte një kërkesë e Prokurorisë Publike të Republikës së Paolës për falimentim lidhur me ngjarje të shumë viteve më parë. Është ende e paqartë pse nevojiteshin kërkesat paraprake. Këto ngjarje janë krejtësisht të pavarura si nga menaxhimi ashtu edhe nga pronësia e Sampdoria-s dhe nga aktivitetet e Ferreros në lidhje me botën e kinemasë. Megjithatë, për të mbrojtur interesat e aktiviteteve të tjera në të cilat ai operon, dhe konkretisht, për të shmangur çdo spekulim në lidhje me Sampdorian dhe botën e futbollit, Ferrero synon të zyrtarizojë dorëheqjen e menjëhershme nga posti i tij në klub”, është bërë e ditur në njoftim.

Back to top button