“Ferronikeli” blihet nga një kompani turke

Grupi Yildirim, një konglomerat ndërkombëtar me bazë në Turqi, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e kompanisë “NewCo Ferronikeli”, një prej prodhuesve më të mëdhenj të Ferronikelit në Evropë, Bët e ditur përmes një njoftimi për media nga ndërmarrja “Ferronikeli”
“Të gjitha aksionet e “NewCo Ferronikel”-it zotëroheshin nga Grupi BALFIN. Të gjitha masat e nevojshme janë ndërmarrë për një tranzicion të qetë,.“NeëCo Ferronikeli” është një aset i rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës, me peshë për shtetin dhe me impakt të madh në makroekonomi. “NewCo Ferronikeli’ është themeluar në vitin 1984 si ndërmarrje shtetërore, me një kompleks që përfshin fabrikën për prodhimin e Nikelit në dy linja si dhe rezervat e pasura me minerare nën hapësirën përreth.”, thuhet në komunikatë.
Yildirim operon në 54 shtete në 5 kontinente, duke punësuar më shumë se 18,000 njerëz anembanë botës./21Media

Back to top button