Festa e Abetares në Pejë, Nagavci: Dënoj çdo formë diskriminimi
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka reaguar pas rastit në Pejë, ku u lanë anash disa nxënës nga komuniteti rom, ashakali e egjiptas, në festën e abetares.
Nagavci ka thënë se si ministre shpreh shqetësimin e thellë për rastin e raportuar në medie si diskriminues. Ajo ka theksuar se këtë rast që bie ndesh me organizimin gjithëpërfshirës, do ta shqyrtoj me prioritet me DKA-në e Pejës.
“Parimi i mosdiskriminimit është pjesë e politikave dhe veprimeve tona në vazhdimësi, prandaj duhet respektuar dhe zbatuar në të gjitha nivelet. Si ministre, mësimdhënëse, nënë e qytetare, dënoj çdo formë diskriminimi, në çdo relacion, e posaçërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, te cilët duhet t’i rrisim me dashuri e barazi në çdo hap të jetës!”, ka shkruar Nagavci në Facebook./21Media