Festa e VMRO-DPMNE-së pa Nikolla Popovskin

Zaev iu drejtua pikërisht Nikolla Popovskit, duke i thënë se do të ishte drejtues i mirë i opozitës

Edhe pse është anëtar i këshillit ekzekutiv në VMRO DPMNE, Nikolla Popovski mungoi në festën e ditëlindjes të partisë së tij. Popovski ishte afër Gruevskit në ditëlindjen e 26, kurse para dy dite nuk u pa askund, ë partisë së tij. Kryetari i partisë, Nikolla Gruevski , tha se është duke u zhvilluar debat dhe se shumë shpejtë do të ketë reforma në parti. E TV21 e pyeti Nikolla Popovskin, se a do të jetë ai pjesë e partisë edhe pas reformave, por përgjigje nuk pati. Shpjegim për mungesën e tij nuk kishte as bashkë partiaku, Dragan Danev.

“Nuk kam asi informate. Nikolla Popovskin mund ta shihni rregullisht në ulëset e kuvendit në radhët e VMRO DPMNE-së”, tha Danev.

Kryeministri, Zoran Zaev, në fjalimin e tij para votimit të qeverisë në kuvend, iu drejtua pikërisht Nikolla Popovskit, duke i thënë se do të ishte drejtues i mirë i opozitës.

“Nikolla Popovski premtoi se do të jenë opozitë konstruktive, kritike dhe mirë. Ju faleminderit, ashtu duhet të jetë opozita. Në bazë të diskutimit, ju do të ishit lider i mirë i opozitës”, tha Zaev.

Popovski është pyetur nga gazetarët se mund që pikërisht ai të jetë kryetari i ardhshëm i VMRO DPMNE-së, por nuk është përgjigjur konkretisht. Atë kohë vetëm tha se informata të tilla kanë për qëllim përçarjen e partisë.

“Në lidhje më atë që më pyetët, se a do të bëhem kryetar i VMRO-DPMNE-së, mund të them se ato informata janë spekulime politike, me qëllim që të formohet një pamje për mos pajtim brenda partiak”, tha Popovski.

Në periudhën post zgjedhore, në opinion dolën informata se Nikolla Popovski mund të jetë kryeministër, për shkak të popullaritetit të dobët të Nikolla Gruevskit tek ndërkombëtarët. Pasi VMRO DPMNE dështoi që të formojë qeverinë, emri i Nikolla Popovskit, Nikolla Todorovit dhe i Antonio Milloshovskit u përfolën si pasardhës të Nikolla Gruevskit, por ky i fundit, në ka deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet./21Media

Back to top button