Festë në familjen Xhaka

 

Sot ka festë në familjen e futbollistëve të njohur nga Kosova, Taulant dhe Granit Xhakës. Babai i tyre sot ka ditëlindjen dhe djemtë e tij e kanë uruar atë përmes imazheve të bukura.

Taulanti publikoi në instastory një fotografi të bukur me babain, përmes së cilës e ka uruar atë në ditën e veçantë, shkruan rtv21.tv

Edhe Graniti përmes një imazhi të bukur, të publikuar në instastory e ka uruar personin e tij të dashur. “Happy birthday babi, pritsh edhe shume tjera”, ka shkruar futbollisti sipër fotografisë.

Taulant dhe Granit Xhaka janë futbollistë të njohur nga Kosova. Taulanti luan për klubin zviceran Basel, si dhe për kombëtaren shqiptare, ndërsa, Graniti luan për klubin anglez Arsenal, si dhe për kombëtaren zvicerane./21Media

Back to top button