Festë në kullën e Haradinajve
Lot, gëzim dhe vizita në kullën e familjes Haradinaj
Pas vendimit së Gjykatës në Colmar të Francës, për lirimin e Ramush Haradinajt, familjarë, miqë e bashkëfshatarë dhe nxënës të shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, iu drejtuan kullës së Ramush Haradinajt për të uruar familjen për lirimin e tij.
Prindërit e Haradinajt, Rukë e Hilmi Haradinaj nuk deshën të prononohen para kamerës pasi që siç thanë nuk munden për shkak të emocioneve. Por pas insitimit të RTV21 edhe pse lotët nuk e lejonin, baca Hilmi u shpreh i lumtur për lirimin e djalit të tij duke thënë se Ramushi nuk është vetëm i joni por i gjithë Kosovës, shkruan rtv21.tv
Rreth një orë më parë, Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur që ta lirojë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj. Gjykata ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, kështu ai është liruar. Mbi të rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhet, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.
Në gjykatë ishin shkuar zyrtarë të vendit, ndërkohë që jasht saj, u mblodhën një numër i madh i qytetarëve, të cilët e prisnin daljen e Haradinajt. Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./21Media







