Festivali i dordolecëve

 
Numër i madh personash u mblodhën në parkun “Uritsky” në Kazan të Rusisë për të shënuar festivalin e dordolecëve. Ky është viti i katërt që u organizua ky festival.
Organizatorët i dhanë pjesëmarrësve të gjitha pajisjet e nevojshme për të ndërtuar dordolecë.
Donora është njëra prej organizatoreve të festivalit. Ajo ka thënë se qëllimi i tyre me këtë ngjarje është që të bashkojnë njerëzit. Sipas saj, familjet kanë shansin të mblidhen atje dhe të krijojnë diçka kreative, siç janë dordolecët.
Ndërtimi i dordolecëve nuk ishte aspak i lehtë në këtë rajon me borë, pasi që bora u ngri për shkak të temperaturave të ulta, të cilat arritën nën 10 shkallë celcius.
Megjithatë kjo nuk ndaloi pjesëmarrësit të ndërtojnë dordolecë. Numri i dorfolecëve në këtë park arriti në njëzet.
Kjo pjesëmarrëse ka thënë se ka familje të madhe dhe janë bashkuar që të ndërtojnë dordolecë në këtë festival. Ajo ka treguar se dordolecin e kanë veshur me kostum mjeku.
Kjo pjesëmarrëse tjetër ka thënë se ky festival ia kujton fëmijërinë. Ajo ka thënë se ndihet shumë e emocionuar. Sipas saj, të gjithë dordolecët janë të bukur dhe kreativ.
Koncepti fillestar për këtë festival vite më parë ishte që të zhvillonin garë se cili prej pjesëmarësve do të krijonte skulpturën më të mirë të dordolecit nga bora. Por organizatorët shpejtë vendosën që të lënë këtë ide, dhe t’i bashkojnë njerëzit vetëm për të kremtuar e argëtuar në borë.
Dordolecët do të qëndrojnë në këtë park deri sa të përfundojnë pushimet për Vitin e Ri në Rusi, më 8 janar./21Media

Back to top button