Festivali i dritave në Tajlandë

 
Mjete qarkulluese me pamje spektakulare, të ndriçuara, qarkulluan nëpër qytetin Chiang Mai në veri të Tajlandës, si pjesë e festivalit të dritave, të quajtur Yee Peng.
Këto pamje tregojnë mjete transportuese me pamje të elefantit, zogjëve dhe disa hyjnive tajlandez, të cilat ndriçuan qytetin Chiang Mai.
Yee Peng është festival unik që shënohet kur është hëna e plotë, në muajin  e 12-të të kalendarit hënor tajlandez, që i bie në nëntor.
Kjo ngjarje organizohet për të shënuar përfundimin e sezonit të shirave dhe fillimin e sezonit të ftohtë. Edhe pse vende të ndryshme në Tajlandë e kremtojnë këtë festival, Chiang Mai është vendi më i mirë për ta përjetuar magjinë e vërtetë të tij.
Me këtë rast, në mbarë Chiang Mai-n shihen po ashtu mijra fanarë të ngritur në qiell, qirinj të ndezur në luadhe, parakalime dhe ofrime të luleve në lumin Ping. Ngritja e tyre në qiell do të thotë “largimi nga errësira dhe hyrja në dritë”.
Para se të lëshohen fanarët në qiell, përdoruesit e tyre së pari mendojnë një dëshirë, dhe më pas i lirojnë ato. Ata besojnë se nëse e mendojnë dëshirën, ajo do tu plotësohet.
Në kuadër të festivalit të dritave në Chiang Mai organizohen edhe aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu shou me vallëzime tajlandeze, ka muzikë live dhe po ashtu organizohen sesione me prezantim të krijimeve artistike që punohen  me dorë.
Ka edhe ushqime të shumta që servohen nga vendasit e atjeshëm, pastaj ndizen edhe fishekzjarre, duke bërë këtë ngjarje sa më spektakulare.
Edhe diçka që bie shumë në sy janë turistët e shumtë të cilët shihen në çdo kënd duke bërë selfie./21Media

Back to top button