“Festo me zemër jo me armë”, 15 të arrestuar për të shtëna në ahengje familjare

Policia e Kosovës në raste të ndara ka arrestuar 15 persona për gjuajtje me armë në ahengje familjare.
Fillimisht, pesë persona janë arrestuar sot në Pejë të dyshuar për veprën penale “ Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve”

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, gjatё vikendit ka pranuar informacione se ka tё shtёna nё ahengje familjare nё Pejё dhe Klinё, nga njёsitet relevante janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm, njё (1) Armё pistoletё Bloë Tr 17 cal 9mm, njё (1) Armё pistoletё TT, njё (1) karikator tё sё njejtёs armё, njё (1)

Armё pistoletё Zoraki cal 9mm, nё (1) karikator tё sё njejtёs armё, pesёdhjetё e nёntё (59) gёzhoja.”, thuhet në njoftimin e policisë

Po ashtu bëhet e ditur se katёr t dyshuar pas intervistimit mё vendim tё prokurorit dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit lirohet nё procedurё te rregullt..

Kurse policia njoftoi sot se në Ferizaj më 27 korrik janë ndaluar gjashtë persona për gjuajtje me armë në një aheng familjar

“Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit, një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , “Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”

Derisa në Kamenicë më 28 korrik për veprën e lartcekur është arrestuar një person
“gjatë një ahengu familjar si pasojë e të shtënave me armë zjarre një person mashkull kosovar ka pësuar lëndime.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit dhe sipas mjekut kujdestar i lënduari ka lëndime të lehta trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë. “, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar katërmbëdhjetë (14) gëzhoja të armës si dhe dy(2) armë zjarri të kalibrit 9mm, të cilat do të përdorën provë materiale për gjykatën.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari i këtij rasti mashkull kosovar i vitit të lindjes 1971 është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.

E në Gjilan më 28 korrik gjithashtu është arrestuar një person për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2024 përmes rrugëve operative ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në një lagje të qytetit të Gjilanit.

“Njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin B.J. (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar) i cilët dyshohet se gjatë një ahengu familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri.
Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë e llojit ES Ecol e kalibrit 9mm dhe njëmbëdhjetë (11) gëzhoja të kalibrit 9mm. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.

Kurse në Gjakovë me 28 korrik është arrestuar një i dyshuar pasi që ka shtënë me armë në një aheng.

“Në rastin e dytë në fshatin Skivjan në Gjakovë është arrestuar i dyshuari K.B., mashkull kosovar i lindur në vitit 1985 pasi që në një aheng tjetër familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë (e cilat dyshohet të jetë përdorur në rast) si dhe janë gjetur gjashtë gëzhoja.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button