Fetoshi: Kryeministri Kurti e ka tmerr Asociacionin

(Lajm i pëditësuar)

Tutje në emisionin “Click”, Fetoshi u shpreh se Kryeministri Kurti e ka tmerr çështjen e asociacionit.

“Kryemnisitri Kurti e ka tmerr çështjen e Asociacionit nëse duam të interpretojmë saktë. Deklarata na tregon se Kreyemnistri Kurti e ka kaq tmerr çështjen e asociacionit sa që nuk jep shenja se do të lëvizë diçka”, tha Fetoshi.

Fetoshi u shpreh se Kurti ku fletë për dialogun e ka fjalën tek qasja që bashkësia ndërkombëtare e ka pasë deri sot me Serbinë duke mos e detyru për asgjë sa i përket pikave të para të marrëveshjes bazike

Duke shtuar tutje se “Nëse e quan si kusht këtë që do ta dëmntonte në mënyrë të pariparueshme dialogun, mirë hiq Këshillin e Evropës sepse aty është njëfarë ligjërimi kështu akademik i Kryeministrit Kurti, por nëse ai e ka fjalën te dialogu e ka fjalën tek qasja që bashkësia ndërkombëtare e ka pasë deri sot me Serbinë, duke mos e detyru për asgjë sa i përket pikave të para të marrëveshjes bazike dhe në çoftë se ne detyrohemi t’a themelojmë asociacionin kjo i bie që Serbia të vazhdojë me destruktivitetin e saj dhe të mos e pranojë”, shtoi tutje ai.


Fetoshi: S’pritet që Macron dhe Scholz të lëshojnë pe, Kosova mund të vonohet për antarësim në KiE

Analsiti Arben Fetoshi në emsionin “Click” në RTV21 lidhur me kushtin franko- gjerman për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës tha nuk mund të presim që ShBA, Gjermania dhe Franca të tërhiqen pas deklaratës së djeshme të qeverisë, ku Kurti e bëri të qartë pozicionin e Kosovës lidhur me këtë çështje.

“Jam i sigurtë që nuk mund të presim që ShBA, Gjermania dhe Franca të tërhiqen pas deklaratës së djeshme të qeverisë kur takoi dhe e bëri të qartë Kryeministri Kurti pozicionin e Kosovës lidhur me këtë çështje dhe mendoi që do të duhej ta shohim pak më gjerë fotografinë”, tha Fetoshi.

Tutje Fetoshi u shpreh se e tëra se çfarë mund të ndodhë më 16 dhe 17 maj është që Kosova të mos përfshihet në agjendën e provimit për pranim përfundimttar në Këshillin e Evropës.

“Duhet ta kemi të qartë nëse i referohemi letrës garantuese për Bakoyanis për tre krerët e shtetit, në qfotë se i referohemi vendimit të qeverisë për tokën e Manastirit të Deçanit dhe vendimit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës nuk do të duhej të vinim në këtë pikëa është i drejtë ky kushtëzim, mendoj që jo, dhe a kemi të bëjmë me kushtëzim, duket që po, dhe a mund të pres unë që Macron dhe Scholz të lëshojnë pe dhe të tërhiqen kundër këmbënguljes së Kryeministrit Kurti kjo është e vështirë e pritshme dhe krejt çka mund të ndodhë me 16 dhe 17 maj është që Kosova të mos përfshihet në agjendën e provimit për pranim përfundimtar në Këshillin e Evropës ”, tha Fetoshi./21Media

Back to top button