FFK ankohet në UEFA
Kërkohet dënimi i Serbisë pas festës me mesazhe politiko-nacionaliste
Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se do të ankohet në UEFA për veprimin e futbollistëve të Serbisë, të cilët e festuan kualifikimin në Kupën e Botës me mesazhe politike-nacionaliste, duke e paraqitur Kosovën pjesë të Serbisë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, FFK ka bërë të ditur që do të kërkojë me ngulm nga UEFA që të dënojë veprime të tilla, të cilat janë propagandistike dhe i kalojnë kornizat sportive./21Media