FFK ka një njoftim për biletat e ndeshjes Kosovë-Gjeorgji

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar që biletat e ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Gjeorgjisë, tifozët kosovarë mund t’i gjejnë në pikat e shitjes së Artmotion.
Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë do të zhvillohet me 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Për shkaqe të pandemisë Covid-19 dhe të masave kundër saj të qeverisë së Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të lejohet pjesëmarrja e tifozëve në vetëm 30% të kapacitetit të këtij stadiumi.
Po ashtu, FFK ka njoftuar që shitja e biletave për këtë ndeshje do të fillojë nesër me fillim nga ora 12:00 dhe një personit do t’i lejohet blerja e vetëm dy biletave.
Biletat mund t’i blini në këto pika të Artmotion:
Prishtinë – Sheshi Zahir Pajazi p.n (Grand Hotel)
Prishtinë – Perandori Justinian p.n (Pejton)
Pejë – Rruga Mbreteresha Teuta (Sheshi I qytetit) p.n
Prizren – Sheshi Shadervan p.n
Gjakovë – Rruga Nene Tereza nr 097
Gjilan – Bulevardi I Pavaresise p.n
Mitrovicë – Sheshi Adem Jashari p.n
Ferizaj – Rruga 12 Qershori.

Back to top button