FFK kërkon talentë shqiptar të futbollit në SHBA

Federata e Futbollit të Kosovës në fund të këtij muaji do të organizojë një kamp me grupmoshat e reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejt Atlantikut do të udhëtojë kontingjenti i trajnerëve të kombëtareve të grup moshave, të cilët qëllim kanë identifikimin dhe zbulimin e talentëve shqiptarë në SHBA, e të cilët një ditë mund të përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës në grupmoshat përkatëse.
Seleksionimin e talentëve të rinj do ta bëjnë trajnerët aktual të kombëtareve Adil Maliqi përzgjedhës i U19, Arbnor Morina U17, Ilir Nallbani U15.
Kampi do të jetë i hapur më 28 nëntor, në Orangeburg të New York-ut dhe pjesë e tij do të jenë futbollistët e lindur në vitin 2005, 2006 dhe 2007, ndërsa me 29 nëntor, në po të njëjtin vend, në ditën e dytë të kampit do të jenë të mirëpritur gjeneratat 2008 dhe 2009./kp
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?