FFK nderon Izet Gjinovcin ”Kupa është për ty”

Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur se fitoren e sotme Kombëtarja e Kosovës ia kushton sekaretarit të Federatës së Hendobollit, Izet Gjinovci që ndërroi jetë më 5 gusht.
”Suksesi i kushtohet Izet Gjinovcit. Sekretarit tonë të pazëvendësueshëm që ndërroi jetë më 5 gusht.
Faleminderit Izi. Kupa është për ty”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kampione e Evropianit U18 (B), që të dielën përfundoi në Prishtinë.
Në finale Kombëtarja e Kosovës ka fituar ndaj Gjeorgjisë me rezulat 30:22./21Media