FIBA U16, Kosova kërkon fitoren e tretë, përballet sot me Gjibraeltarin
Sot zhvillohen tri ndeshje në kuadër të Grupit F të FIBA European Challenger për U16 që po zhvillohet në Prishtinë.
Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Shqipërisë dhe Moldavisë, që po e kërkojnë fitoren e parë në këtë Evropian. Kuqezinjtë kanë pësuar nga Gjibraltari dhe Luksemburgu, kurse moldavët kanë pësuar nga Luksemburgu dhe Kosova.
Kosova pas dy fitore bindëse, ndaj Maltës 117:20 dhe Moldavisë 122:42, do të kërkojë fitoren e tretë radhazi përballë Gjibraltarit, që fitoi ndaj Shqipërisë dhe humbi ndaj Maltës. “Dardanët” shihen si favoritë për fitoren e tretë radhazi. Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe lojtarët janë të motivuar për paraqitje dhe rezultate pozitive në këtë Kampionat që po zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës.
Takimi i fundit është mes Maltës dhe Luksemburgut. Malta ka një fitore dhe një humbje, duke humbur ndaj Kosovës dhe mundur Gjibraltarin, kurse Luksemburgu ka dy fitore, përballë Moldavisë dhe Shqipërisë.