Fidan: Gylenistët janë kërcënim edhe për Kosovën

(Lajm i përditësuar)
Fidan: Gylenistët janë kërcënim edhe për Kosovën
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, njoftoi se ndër tjerash me tha se ministren Donika Gërvalla, kanë biseduar për hapat që duhet të ndërmerren kundër lëvizjes Hizmet të klerikut Fetullah Gulen,
Sipas kjo organizatë paraqet kërcënim edhe për Kosovën.
“Folëm edhe për luftimin e terrorizmit, për hapat që duhet të ndërmerren kundër organizatës terroriste FETO [Organizata Terroriste Fethullaiste]. Për fat të keq, prania e FETO-s në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese për ne. Dua t’iu kujtoj se FETO është kërcënim edhe për Kosovën. Ne duhet ta luftojmë bashkërisht këtë organizatë”, tha Fidan.
Kujtojmë se në mars të vitit 2018, Kosova ka arrestuar gjashtë shtetas turq, që kishin punuar në një shkollë private në Prishtinë.
Fidan: Problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan foli edhe për dialogun Kosovë – Serbi duke e parë këtë si opsion për arritjen e normalizimit të marrëdhënie.
“Me përmirësimin e kushteve të sigurisë do të hapet një hapësirë më e gjerë për dialog dhe diplomaci. Në këtë kontekst ne besojmë se problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog”, tha Fidan pas takimit me ministren Donika Gërvalla.
“Kosovarët janë vëllezërit dhe motrat tona”, Fidan thotë se Turqia mbështet Kosovën në arenën ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan tha se në Prishtinë ndiet si në shtëpinë e tij.
“Dua ta shpreh kënaqësinë time që ndodhem në Prishtinë, dhe në të vërtetë veten e ndiej si në shtëpi”, tha ai në konferencë për media pas takimit me ministren Gërvalla.
“Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, janë edhe vëllezërit e motrat tona. Ne duam që lidhjet e palëkundura mes nesh, të zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme”, shtoi Fidan.
Ai përmendi se Turqia ka mbështetur dhe mbështet Kosovën në arritjen e saj të merituar në arenën ndërkombëtare.
“Folëm dhe për zhvillimet e fundit në Ballkan dhe se çfarë mund të bëhet për arritjen e stabilitetit në rajon. Ne si Turqi mbështesim Republikën e Pavarur të Kosovës dhe vlerësojmë se ajo të qëndrojë në këmbët e saja. Ne kemi mbështetur Kosovën që nga fillimi për ta arritur pozitën e saj të merituar në arenën ndërkombëtare, dhe mbështetja jonë do të vazhdojë. Forcat e NATO-s dhe KFOR-it kanë rol të rëndësishëm në Kosovë në vendosjen e sigurisë. Është krenari që shohim komandantin tonë që vazhdon të ketë suksese këtu në Kosovë”, tha Fidan.
Gërvalla pret në takim homologun nga Turqia, Hakan Fidan
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Aktualisht është duke u zhvilluar takimi në mes të dy homologëve me dyer të mbyllura, ndërsa pas këtij takimi do të ketë konferencë për medie.
Gjatë ditës së djeshme, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takoi edhe homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen.
Ministri i jashtëm qëndron në Kosovë
Në Kosovë sot do të qëndrojnë ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili do të takohet me zëvendëskryeministren dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Takimi nis në orën 09:45 dhe mediat mund të marrin pamje gjatë momentit të mbërritjes të Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Fidan në MPJD. Kurse pas takimit do të këtë adresim para mediave.