FIFA dhe UEFA përjashtuan Rusinë nga të gjitha garat
Shtëpitë më të mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA përjashtuan Rusinë dhe klubet ruse nga të gjitha garat ndërkombëtare.
Masa erdhi pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) rekomandoi që atletët dhe zyrtarët rusë dhe bjellorusë të ndalohen nga çdo garë e organizuar ndërkombëtare.
Kjo do të thotë se skuadra ruse e meshkujve nuk do të luajë ndeshjet e tyre të play-off të Kupës së Botës muajin e ardhshëm dhe skuadra e femrave u përjashtua nga Kampionatin Evropian të kësaj vere, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Organet drejtuese të futbollit botëror dhe evropian thanë se ato do të ndalohen “deri në një njoftim tjetër”.
Spartak Moska gjithashtu u përjashtua nga Europa League dhe kundërshtari i tyre në 1/16, RB Leipzig do të kalojë në çerekfinale.
UEFA përfundoi gjithashtu sponsorizimin me gjigantin rus të energjisë, Gazprom.
“Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë”, thanë FIFA dhe UEFA në një deklaratë të përbashkët.
FIFA dhe UEFA vendosën të ndërmarrin veprime pasi Rusia, e mbështetur nga Bjellorusia, nisi një pushtim ushtarak të Ukrainës fqinje të enjten e kaluar./21Media