Fifi performon në Tiranë: Nuk ka fitore më të madhe

 
Për ndër të festës së Krishtlindjeve, në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë është mbajtur një koncert.
Në mesin e artistëve që kanë performuar ishte edhe këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, e cila në rrjetet sociale ka ndarë momente nga koncerti në Tiranë.
“Nuk ka fitore më të madhe se ju nanushat e mi. Jetojë, frymojë dhe punojë pikërisht për këtë moment në jetë. TIRANA JU DUA PAFUND”, ka shkruar Fifi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)


Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Fifi është “Diell”. Këngën “Diell”, Fifi e krijoi gjatë kohës sa ishte në “Big Brother”. Kënga e publikuar më 27 nëntor deri tani numëron mbi 10 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button