Fifi prezanton një pjesë të këngës së re

Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi ka finalizuar një projekt të ri muzikor.
“365”, mban titullin kënga e re e Fifit, për të cilën nuk ka dhënë një datë publikimi.
Në Instagram, këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet në makinë bashkë me partnerin e saj, Adis Patushin, teksa interpreton një pjesë të kësaj kënge.
“365 shumë shumë shpejt. Varet prej juve se kur dëshironi që ta publikoj këngën. E dua këtë dhe e dua Adis Patushin”, ka shkruar Fifi krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)


Bashkëpunimi me reperin Gjiko, “Djegi Krejt” mbetet projekti i fundit i Fifit. “Djegi krejt” u publikua këtë muaj dhe deri më tani ka mbledhur mbi mbi katër milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube./21Media

Back to top button