Kaloni te përmbajtja kryesore

Fifi zyrtarizon romancën e re

Artistja Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë ndër emrat më të përfolur në mediat rozë kohëve të fundit, pas hyrjes në Big Brother Albania Vip, e shumë ngjarjeve që e përcollen brenda.
Së fundmi, nga një faqe e fansave të Fifit në Instagram është publikuar një video, ku Fifi shkëmben puthjen e parë publike me të dashurin, duke zyrtarizuar kështu lidhjen mes tyre.
Pas zërave të shumtë se artistja kishte nisur një romancë qysh prej daljes nga BBV, ajo kishte qëndruar e heshtur.
Pas videos, nuk kanë munguar komente të shumta ku e kanë përgëzuar Fifin për lidhjen e re, mes tyre duke i thënë se e ke merituar më shumë se kushdo tjetër.
“Ju dua”, “E ke merituar”, “Më në fund të shoh të lumtur krah një personi që të meriton”, “Meriton të jesh shumë e lumtur”, ishin disa nga komentet në postim.
Zërat për lidhjen e Fifit me Adis Patushin kishin nisur që nga një foto e publikuar e më pas e fshirë nga Fifi, por duket se Adisi po e shoqëron kudo këngëtaren tashmë.
Video është realizuar gjatë një mbrëmje muzikore të Fifit./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FiFi 👸🏻 (@fifi.sweetheart)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button