Figura të larta politike pritet të dëshmojnë për rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Më 22 nëntor pritet të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ku në këtë seancë pritet që dëshmitarë të jenë figura të larta të politikës. Kështu ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv avokati i rastit, Musa Damati.
“Të hënën duke filluar nga ora 9:30 do të vazhdojë procesi gjyqësorë penal pranë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e vrasjes se politikanit serb Ivanoviq, gjatë shqyrtimit të seancave në këtë proces pritet të dëshmojnë figura të larta të politikës”, ka thënë Damati për rtv21.tv.
Për rastin e vrasjes së ish-politikanit Oliver Ivanoviq deri më tani po akuzohen gjashtë persona, ndërsa të përfshirë në këtë rast sipas Prokurorisë janë së paku edhe pesë persona të tjerë të dyshuar.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se partisë së tij në Mitrovicën e Veriut./21Media

Back to top button