Figurat e veçanta në Shpellën e Gadimes

Shpella e Gadimes gjendet në fshatin Gadime të komunës së Lipjanit. Drejtoresha e kësaj shpelle, Adriana Pllana, për RTV21, ka treguar për vizitorët e shumtë në këtë pikë turistike.
Ajo ka thënë se vizitorët nga vendet e ndryshme mahniten nga kjo shpellë. Ajo i veçoi tri figura në forma të ndryshme, të cilat kanë formuar simbole, që iu janë vënë edhe emra si Harta e Kosovës, Mjekra e Skënderbeut,  dhe ajo më e veçanta, Romeo e Zhulieta./21Media

Back to top button