Filharmonia e Kosovës në prezantmin e parë në Kamenicë

Orkestra Frymore e Filharmonisë në drejtimin e tre dirigjentëve Baki Jashari, Lirjona Sylejmani dhe Hajrullah Syla dhe me solistë sopranon Adelina Paloja, tenorin Liridon Sadriu dhe klarinetistin Shkumbin Bajraktari, ka dhënë koncert përpara publikut në shtëpinë e kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.
Kjo në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje” që ka për synim afrimin e publikut jashtë kryeqendrës me Filharmoninë, inspirimin e të rinjve në qendra të ndryshme të Kosovës që të shohin si mundësi orientimin në edukim muzikor dhe nxitjen për krijimin e ansambleve nëpër qytete të ndryshme në vend./21Media

Back to top button