Filipçe: Nuk ka të dhëna se Delta është shpërndarë në Maqedoni

 
Situata me koronavirusin dhe llojin Delta është e qetë dhe stabile. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse mëngjesin e sotëm nuk ka rekomanduar masa shtesë restriktive edhe përkundër faktit se ende nuk ka të dhëna se a është shpërndarë ose jo në Maqedoninë e Veriut ky lloj.
“Nuk kemi të dhëna se nëse te ne është shpërndarë varianti Delta, për shkak se mostrat që testohen duhet bërë analizë e testit pozitiv. Testi pozitiv do të thotë vetëm test pozitiv, nuk dihet lloji i saktë i virusit. Bëhet analizë adekuate në Laboratorin e Institutit për Shëndet Publik ose në Laboratorin e ASHAM-it. Mostrat individuale nga tani rastet pozitive që janë marrë nuk tregojnë se kemi shpërndarje të llojit Delta”, deklaroi Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë.
Në Maqedoni deri tani ka pasur vetëm 2 raste pozitive me llojin Delta edhe atë tek dy persona të cilët janë kthyer nga Iraku. Komisioni për Sëmundje Ngjitëse tha se po e ndjekin situatën me vëmendje.
“U diskutua situata rreth llojit Delta të virusit në vendin tonë, në rajon dhe botë. Po i ndjekim rekomandimet nga OBSH dhe Bashkimi Evropian. Nuk ka vendime konkrete, por situate po ndiqet me vëmendje”, thonë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.
Lloji i virusit Delta tani më është paraqitur në disa vende të rajonit si në Bosnjë Hercegovinë, Greqi dhe Serbi, ndërkohë tek ne si masa parandaluese është karantinë 14 ditore për udhëtarët nga India./TV21

Back to top button