Fillimi i tetorit me reshje shiu e borë

Temperaturat do të ulen drastikisht, teksa mund të ketë edhe reshje bore gjatë fillimit të tetorit, sipas “Mendimi për motin”.

Në ditën e parë të tetorit, vransirat shtohen që nga orët e mëngjesit, megjithëse intervale të shkurta me diell nuk mungojnë.

“Krejt më vonë gjatë mbrëmjes reshje të shiut fillojnë të përfshinë vendin, e zonave më të larta malore po priten edhe të reshura dëbore. Temperaturat maksimale më të ulëta, luhaten ndërmjet 13C e 17C, derisa minimalet në mëngjes zbresin në 5C e 8C. Frynë erë mesatare verlindore 5-10m/s”, thuhet në njoftim.

Back to top button