Fillimi i vitit, ky është fshati i Gjilanit ku u shënua temperatura -15 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka treguar për temperaturat tepër të ulëta të cilat janë shënuar në mëngjesin e 1 janarit në disa qytetet të vendit.

Temperatura më e ulët që është regjistruar është -15 gradë celsius në Verbicë të Zhegocit në Komunën e Gjilanit.

“Gjatë orëve të mëngjesit janë regjistruar temperatura minimale  në disa zona të vendit.

Temperatura më e ulët e ditës: -15°C në Vërbicë e Zhegocit (Komuna e Gjilanit)”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjithashtu temperatura të ulëta janë shënuar në Podujevë dhe Brezovicë duke kaluar temperaturën -13.

Back to top button