Filloi finalja e Kupës së Shqipërisë

Në stadiumin “Air Albania” ka filluar ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit.
Skuadra e Vllaznisë, e cila aktualisht është kampione e kësaj gare, do të synojë që ta mbrojë këtë titull me fitore sot kundër Laçit, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, në garën për ta siguruar finalen, Vllaznia në çerekfinale e mposhti Flamurtarin brenda dy ndeshjeve me rezultat 3:1, kurse në gjysmëfinale e eliminoi Partizanin me rezultat të ngushtë 2:1.
Skuadra e Laçit në çerekfinale e mposhti Egnatian me rezultat 2:1, kurse në gjysmëfinale e eliminoi Teutën me rezultat 3:2./21Media

Back to top button