Filloi ndeshja mes Kosovës e Irlandës së Veriut
Ka filluar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Irlandës së Veriut, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.
Dueli i sotëm është i vlefshëm për xhiron e tretë të Grupit 2 në Ligën C, në të cilin momentalisht “Dardanët” gjenden në pozitën e dytë me tre pikë, dy sosh më shumë se kundërshtari i sotëm, që zë vendin e tretë.
Kosova synon me çdo kusht fitoren sot përballë Irlandës së Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa sot shënohet katër vjetori i vdekjes së legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrrit.
Linkun për ta shikuar ndeshjen e gjeni më poshtë.
https://twitter.com/i/broadcasts/1rmGPgALQvMKN