Filloi ndeshja mes Qipros e Kosovës

Ka filluar ndeshja mes Qipros dhe Kombëtares së Kosovës, e vlefshme kjo për takimin e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Kjo sfidë do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Alain Giresse në ndeshjet zyrtare në krye të “Dardanëve” në një grup ku bëjnë pjesë edhe Greqia dhe Irlanda Veriore.
Dy ekipet në këtë ndeshje po luajnë me këto formacione.
Qipro (3-5-2): Michael; Panayiotou, Gogic, Kyriakou; Ioannou, Papuolis, Kastanos, Artymatas, Antoniou; Sotiriou, Tzioni
Kosova (4-3-3): Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Idrizi, Fazliji, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Rashica./21Media

Back to top button