Filloi seanca gjyqësore ndaj Mustafës

Ka filluar vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa. Sot pritet të dëgjohet dëshmia e parë e dëshmitarëve.
Në fillim të seancës Sali Mustafa ka kërkuar leje për të folur, por nuk i është mundësuar nga gjyqtarja, duke i thënë se këtë mund ta bëjë më vonë.
Në seancën e parë të gjykimit më 15 shtator, u bë e ditur se trupi gjykues do të dëgjojë dëshminë e dy dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga data 20 shtator deri të martën 28 shtator 2021.

Back to top button