Filloi seanca plenare e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e rregullt plenare.
Kuvendi sot do të hyjë në pjesën e shqyrtimit të projektligjeve:
Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, për të vijuar me shqyrtimin e dytë të Projektligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë, Projektligjit për Gjykatën Komerciale, si dhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar.
Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë, për t’u përmbyllur me shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.
Në orën 15:00 do të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara të datave 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021./21Media 

Back to top button