Filloi seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë të fillojë në ora 11:00 ka filluar me vonesë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur seancën me një minutë heshtje për vdekjen e senatorit amerikan Bob Dole.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se vepra e tij dhe kontributi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës mbeten të paharrueshme.
Derisa të gjithë deputetët janë ngritur në këmbë në nderë të senatorit Dole, Lista Serbe ka qëndruar ulur./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?