Filloi seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Në rend të ditës janë gjithsej 30 pika

Me një orë vonesë filloi seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për sesionin e ri pranveror.

Në rend të ditës janë gjithsej 30 pika, ndër të cilat janë: Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.

Kjo është seanca e parë për vitin 2019, kurse nesër pritet të mbahet seanca e radhës për miratimin e buxhetit të vitit 2019./21Media

 

Back to top button