Kaloni te përmbajtja kryesore

Filloi zbatimi i vendimit për vendosjen e stikerave në targa

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka filluar zbatimi në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar për vendosjen e targave të përkohshme, të cilat do të jenë në formën e stikerave.
”Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë”, është bërë e ditur në komunikatë.
Policia e Kosovës ka theksuar se sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi./21Media



Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button