Fillojnë dy sfidat e mbrëmjes, Chelsea e Juventusi favoritë ndaj rivalëve përkatës

Kanë startuar dy ndeshjes e kësaj mbrëmje në garën më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve, Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të fazës 1/16, Chelsea po ballafaqohet me skuadrën franceze Lille, pjesë e së cilës është edhe anësori nga Kosova Edon Zhegrova, por që sonte ndeshjen e ka nisur si rezervistë.
“Blutë” e Londrës shihen si favoritë për të marrë një fitore në këtë duelin e parë të kësaj faze ndërmjet këtyre dy skuadrave.
Sfida tjetër e cila po ashtu ka startuar nga ora 21:00 është ajo e cila po zhvillohet në Spanjë, ndërmjet Villarrealit dhe Juventusi. Bardhezinjtë kanë një numër të madh të mungesave si Bernardeschi, Dybala e Chiesa, por që kërkojnë vetëm fitore në këtë duel.

Back to top button