Fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci”

Komuna  e Prishtinës njofton se kanë nisur punimet në rrugën “Rexhep Luci. Sipas komunës ky projekt synon ta shndërrojë këtë hapësirë në një zonë më të sigurt, funksionale dhe të gjelbëruar për këmbësorë.

Fillimet e punimeve i përuruan Kryetari i Prishtinës dhe Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti për qytetarët e kësaj zone.

“Ky investim përfshin përdorimin e materialeve prej guri, shtimin e drunjve dhe krijimin e një mjedisi të integruar që lidhet me pjesën e sipërme të qytetit. Me një dizajn modern dhe ekologjik, rruga “Rexhep Luci” pritet të bëhet një model i transformimit urban në kryeqytet.” ka thënë Rama.

Ndërkaq drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, ka treguar kohezgjatjen e punimeve.

“Punimet pritet të përfundojnë brenda 120 dite. Do të fillojmë me pjesën nëntokësore e më pas rreth shkurtit do të fillojmë me rregullimin e hapsirës mbi, e cila lidhet deri tek Ministria e Kulturës”, theksoi Xhaferi./21Media

Back to top button