Fillon Botërori Universitar i Hendbollit


Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë nga 11 deri më 17 korrik

Sot prej orës 18:00 është mbajtur ceremonia hapëse e Kampionatit Botëror Universitar në Hendboll, i cili do të mbahet në Prishtinë gjatë kësaj jave. Kjo ngjarje është organizuar nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Komunën e Prishtinës dhe Federatën e Hendbollit të Kosovës. Aty do të marrin pjesë mbi 20 universitete nga vende të ndryshme të botës, ndërsa do të garojnë në total 500 sportistë. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë./21Media

Back to top button