Fillon emetimi i bonove të diasporës (Video)
Murati: Shuma totale e paraparë është 20 milionë euro
Në fund të këtij muaji Ministria e Financave do të fillojë emetimin e bonove të diasporës. Shuma totale e letrave me vlerë do të jetë 20 milionë euro, ndërsa të njëjtat do të jenë tri apo pesë-vjeçare. Për emetimin e bonos për diasporën janë të licencuara gjashtë banka komerciale dhe Banka Qendrore e Kosovës. Shuma minimale për blerje është 10 mijë euro, ndërsa maksimale për një person është 500 mijë euro./21Media