Fillon grumbullimi i protestuesve në sheshet kryesore të Prishtinës

(Lajm i përditësuar)
Fillon grumbullimi i protestuesve në sheshet kryesore të Prishtinës
Na ndajnë më shumë se një orë nga fillimi i protestës së paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale protestuesit kanë filluar të mblidhen raporton rtv21
Qytetarët drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e veteranëve
Qytetarë të shumtë nga komuna e Ferizajt kanë filluar të mblidhen për tu nisur në sheshet e Prishtinës për të protestuar për ish krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
Sipas tyre, ish krerëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi, e po trajtohen në mënyrë “çnjerëzore”.
Qytetari Sahit Thaçi tha se kjo protestë është dashur të mbahet më herët pasi që po shkelën vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kjo iniciativë është shumë e qëlluar, është dashur edhe më herët, po edhe tash më mirë vonë se hiç.. Janë duke bërë padrejtësi të mëdha vlerave të UÇK-së.. Ata po trajtohen në mënyrë çnjerëzore, po i marrin të dhënat kinse si dëshmi prej Serbisë, ne Serbinë e kemi pasur okupatorë, e dimë ne që ata kanë bërë gjenocid jo këta të lirisë që kanë çlirua vendin”, tha Thaçi.
Rrugës për t’u protestuar në Prishtinë është edhe Arfi Zuka, i cili tha se ish krerëve të UCK-së po i bëhen padrejtësi nga Specialja në Hagë.
“Shumë do të ketë ndikim të madh, pasi ata janë duke bërë padrejtësi”, theksoi ai.
Ndërkaq, qytetari tjetër, Besim Dumani, tha se protesta duhet të ketë ndikim të madh edhe në opinion publik por edhe në institucionet ndërkombëtare.
Ai shtoi se protestat duhet të vazhdojnë deri në lirimin e ish krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë, pasi të njëjtit janë të pafajshëm.
“Mendoj se do të ketë ndikim të madh, përderisa populli është në përkrahje të krerëve të UCK-së. Do të ketë një ndikim në drejtësinë ndërkombëtare…Ne do të vazhdojmë deri në lirimin e tyre pasi besojmë në pafajësinë e tyre”, tha ai.
Edhe Sami Haliti shtoi se duhet të protestojë i gjithë populli për ta, sepse sipas tij janë të pafajshëm.
Ai tha se Gjykata Speciale duhet sa më parë t’i liroj ish krerët dhe të largohet një herë e përgjithmonë nga populli ynë.
“Jo vetëm veteranët e luftës, por e gjithë populli duhet të çohet në këmbë për këtë punë, sepse janë njerëz të pafajshëm.. Gjykata Speciale duhet njëherë e përgjithmonë të largohet nga Kosova dhe krerët tonë t’i kthejnë sa më shpejtë”, shtoi Haliti.
OVL-UÇK-ja dhe organizatat e tjera të dala nga lufta sot nga ora 17:00, do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vijueshmërinë e procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Gjatë protestës do të kërkohet reagim institucional lidhur me këtë proces.
Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020.
Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka shprehur përkrahje për ish-presidentin, Hashim Thaçi duke e cilësuar si të turpshëm faktin që ai po mbahet ende në paraburgim. Grenell e ka quajtur Hagën si një institucion i cili nuk funksionon.
Përkrahje për protestë kanë shprehur figura të ndryshme politike në vend si dhe figura fetare me ndikim në Kosovë./kp
Sot protesta për të burgosurit në Hagë: Gjykata Speciale po synon ta rishkruajë historinë
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-s njoftuan se janë bërë gati të gjitha procedurat për organizimin e protestës që do të mbahet të enjten në ora 17:00 ndaj padrejtësive të Gjykatës Speciale në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së. OVL-UÇK, ka shprehur shqetësimin e thellë se Gjykata Speciale ka pranuar si dëshmi dokumente nga institucionet serbe, ndërsa komentuan edhe qëndrimet e presidentes Osmani lidhur me situatën e krijuar.
Organizata e Veteranëve të Luftës njoftoi se ka zhvilluar fushatë diplomatike prej kohësh për të ngritur shqetësimet mbi funksionimin e Gjykatës Speciale dhe ka thënë se në mungesë të veprimeve është detyruar t ë thërras protestë. Nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla prezantoi planet e organizimit të protestës më 7 gusht në kundërshtim të siç ka thënë padresjtesive ndaj udhëheqësve të UCK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë dhe mospërgjigjes ndërkombëtare ndaj kërkesave të tyre
“Organizata e Veteranëve të Luftës fillimisht e ka pasur një fushatë diplomatike, i kemi shkruar shumë institucioneve ndërkombëtare. U kemi shkruar shumë figurave me peshë ndërkombëtare dhe pothuajse u konsumua ajo kohë. Tash ne kemi filluar me këtë protestë dhe ne do të vlerësojmë dhe do të vendosim se a do kemi edhe protesta tjera, por sigurisht që do të kemi, do jemi në mbështetje të bashkëluftëtarëve tonë deri në ditën e gjykimit, por edhe pastaj”, tha Syla
Në prokurorinë e specializuar në Hagë, në momentet e fundit, para se të përmbyllej afati për paraqitjen e rastit të saj ndaj krerëve të UÇK-së, u raportua se janë pranuar dokumente nga institucionet e Serbisë, si prova kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Kjo tha Gazemdn Syla i OVL të UCK-së është një arsye më shumë për të protestuar.
“Kategoritë e dala nga lufta e kanë pranuar me shqetësim pranimin e provave nga Serbia, bëhet fjalë për tri organe që kanë kryer krime e gjenocid mbi popullin tonë, është e papranueshme që bashkësia ndërkombëtare, Gjykata Speciale, me i pranu ato prova, sepse ata po i legjitimojnë këto institucione, sepse tre krerët e këtyre institucioneve janë dënuar. Është e papranueshme, është motiv shtesë me dalë në protestë dhe protesta të tjera që do të kemi”, njoftoi Syla.
Protesta e OVL-UÇK-së, deri më tani ka marrë mbështetje nga subjektet poliitke në Koosvë, me përjashtim të LVV-së, shoqëria civile dhe qytetarët. Një mbështetje protestës i dha edhe presidentja Vjosa Osmani, përmes një konference me gazetarë por mbështetja e saj për OVL-UÇK nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, pasi siç tha Gazmend Syla i kësaj organizate, presidentja asnjëherë nuk ofroi mbështetje për ish-udhëheqësit e UÇK-së, Thaçi dhe të tjerët.
“Qëndrimi i Presidencës shumë pak na intereson, Presidentja nuk e ka luajtur asnjëherë rolin e vet as ndaj Gjykatës Speciale as ndaj kategorive të dala nga lufta. Tepër i parëndësishëm çka ka thënë presidentja, për neve është e rëndësishme me marrë pjesë edhe qytetarët, fëmijën me veti, sa më shumë të ketë fëmijë e familjarë, mesazhi do të jetë më i qëndrueshëm”, tha Syla
Gjykata Speciale, e krijuar nga Kuvendi i Kosovës ka nisur procesin gjyqësor ndaj katër ish udhëheqësve të UCK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza këto që janë hedhur poshtë nga të katërtit./21Media