Fillon pajisja me vërtetime e qytetarëve që kanë qenë me COVID-19
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se ka nisur dhënia e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë me COVID-19.
“Me vendim të nënkryetarit të Prishtinës, z. Muhedin Nushi, kemi filluar dhënien e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID–19”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Vërtetimi vlen vetëm për personat që kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19 në 180 ditët e fundit para publikimit të njoftimit në fjalë./21Media