Fillon protesta e opozitës

Protestë opozitare

Në Shqipëri partitë opozitare do të protestojnë për një orë duke bllokuar trafikun rrugor kombëtar.

Protesta fillojë me bllokimin e pesë akseve në Tiranë, Elbasan, Milot dhe Lushnje.

Ndërkohë në sheshin “Skënderbe” është lideri i PD-së, Lulzim Basha, i cili në këto momente po mban një fjalim.

Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë në Policinë e Shqipërisë tha se nuk është dhënë leje për këtë protestë.

Sipas tij zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cenim të rëndë të rendit publik. Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë.

Back to top button