Fillon protesta në Pejë kundër ndërtimit të hidrocentraleve

“STOP Hidrocentralit”

Si kundërshtim ndaj projektit të hidrocentraleve në grykën e Rugovës, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin e qytetit të Pejës. Ata po protestojnë kundër shkatërrimit të Lumbardhit dhe bukurive natyrore të Pejës.

“Jo varrosja e Lumit të Bardhë”, “Stop Hidrocentralit”, “Mos e shkatërroni Grykën e Rugovës”, “#Bashkë për Lumbardhin”, janë disa nga pankartat e kësaj proteste.

Këtë ide e kanë kundërshtuar edhe Rinia Demokratike e Pejës dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila dje u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste kundër shkatërrimit të Lumbardhit.

 

Projekti ka filluar më 18 tetor 2013 në një marrëveshje mes komunës dhe kompanisë Kelpkos për ndërtimin e pesë hidrocentraleve në fshatrat e Rugovës për rreth 120 milionë euro.

Ndërsa, vetë kompania në regjistrimin e saj figuron me vetëm një punëtor dhe një mijë euro kapital. Plani zhvillimor komunal e ka ndaluar projektin deri në vitin 2016 kur zyra e rregullatorit të energjisë ka pranuar kërkesën e kompanisë për gjenerimin e energjisë./21Media

Back to top button