Protestë: Kërkohet liberalizmi i vizave
Kanë filluar të mblidhen protestues para Bibliotekës Kombëtare
As bora që po bijë më intensitet të shtuar në Prishtinë nuk i ka ndalur shumë studentë dhe qytetarë që të mblidhen para Bibliotekës Kombëtare për të kërkuar liberalizmin e vizave për Kosovën.
Pjesëmarrës në këtë protestë ashtu siç ka paralajmëruar është edhe deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, i cili ka dorëzuar pasaportën e tij diplomatike për tu solidarizuar me qytetarët e Kosovës që nuk mund të lëvizin pa viza në vendet e Evropës.
Ai në Facebook ka publikuar një video ku shihet protestues me pankarta në duar ku ndër tjerash shkruhet “A është izolimi vlerë e BE-së”.
Kjo është hera e dytë që studentët protestojnë për kërkim të liberalizimit të vizave për kosovarët.
Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka liberalizimin e vizave, ndonëse është vlerësuar se ka përmbushur të gjitha kusht e parashtruar për liberalizimin e vizave. /21Media