Fillon punën Ndërmarrja Shoqërore “Brezovica”

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se ka filluar punën Ndërmarrja Shoqërore “Brezovica”.
Sipas një njoftimi është emëruar një Bord i Përkohëshëm.
“Bordi i Drejtorëve të AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina-Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë anëtarëve.Kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së ishte vendosur më parë nën Administrim Direkt të AKP-së më 22 dhjetor 2020. Në këtë mbledhje, është biseduar për mbarëvajtjen e punëve në Brezovicë dhe është biseduar gjerësisht për obligimet e Bordit të Brezovicës për t’i përmbushur detyrat e tyre ligjore për funksionimin e tërësishëm të Brezovicës në bazë të ligjeve të Kosovës, duke përfshirë: Instalimin e arkave fiskale; Raportimin financiar e operativ në AKP; Deklarimin e rregullt të tatimeve te ATK si dhe zbatimin e ligjeve të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, në takim u pajtua që të fillohet sa më të shpejtë sezoni i skijimit, të mbahet bashkëpunimi i mirëfilltë dhe të vazhdohet me aktivitetet e ndërmarrjes, me ç ‘rast i gjithë operimi i ndërmarrjes do të bëhet sipas infrastrukturës ligjore të Kosovës.
Të gjithë anëtarët e Bordit te Brezovicës siguruan për bashkëpunimin e tyre, punën e mirë dhe respektimin e udhëzimeve të AKP-së dhe dispozitave ligjore të ligjeve të Kosovës.
Gjithashtu, AKP njofton publikun se skiliftat janë lëshuar në operim në mëngjes më 16 janar 2022 dhe se do të vazhdoj operimi i rregullt i Brezovicës./21Media

Back to top button