Fillon rinovimi i 25 ndërtesave në 7 komuna

 
Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) fillon rinovimin e 25 ndërtesave në kuadër të projektit “Subvencione për Eficiencë të Energjisë – SEEK”
“Do të rinovohen kulmet, do të ndërrohen dyert dhe dritaret, si dhe do të pëmirësohet izolimi termik i tërë ndërtesës përmes projektit ‘Rinovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Shumë-Banesore (AER)’. 143 banesa në Komunën e Lipjanit do të rinovohen dhe do të kursejnë në fatura të energjisë elektrike” tha Imri Ahmeti, Kryetari i Lipjanit, gjatë inaugurimit të pakos së intervenimit “Rinovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Shumë-Banesore (AER)”, në kuadër të programit 20.6 milionësh.
Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) do të rinovojë 25 ndërtesa në 7 komuna të Kosovës, duke i bërë ato më efiçiente në energji, si dhe duke zvogëluar konsumin e energjisë. Përfaqësues nga MCC, MFK dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë ishin të pranishëm në inaugurimin e punimeve për ndërtesën e parë në komunën e Lipjanit.
“Po punojmë me qeverinë e Kosovës për t’iu bashkuar përgjegjësisë globale për uljen e emetimeve,kështu duke kaluar nga lëndët djegëse fosile, tejet ndotëse, si qymyri, në burime më të qëndrueshme dhe të ripërtërishme.”-theksoi Zëvendës-shefi i Misionit, Nicholas J. Giacobbe, gjatë fjalës së tij hyrëse.
Giacobbe vlerësoi se prokjekti i MCC-së dhe MFK-së do të shërbejë si model bindës që të inkurajojë qytetarët të kursejnë duke mbrojtur edhe ambientin në të njejtën kohë. Mbi të gjitha, Giacobbe, ritheksoiefi që ndihma e SHBA-së në Kosovë, përfshirë këtu Programin e Pragut, synon të fuqizojë Kosovën. “Mbështetja jonë ka për qëllim të shtrojë themelin për një Kosovë sovrane, të fortë dhe të qëndrueshme, e cila jo vetëm që përmbushë përgjegjësitë e saj si shtet, por edhe si partner i barabartë në rajon, Evropë dhe botë.” u shpreh  Giacobbe.
Drejtoresha e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead, diskutoi rreth sfidave lidhur me përmirësimin e
efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike dhe besimin që ky projekt do të ndihmojë institucionet e Kosovës të mësojë më shumë rreth eficiencës së energjisë.
“Jam i lumtur që përmes këtij projekti po ndihmojmë familjet kosovare të kursejnë, por gjithashtu po i mbështesim komunat e Kosovës drejt arritjeve për të cilat iu kemi premtuar fëmijëve tanë” – u shpreh Drejtori Ekzekutiv i MFK-së, Petrit Selimi, duke përmendur përfitimet shoqërore dhe personale nga ky projekt.
Fondacioni Milenniumit i Kosovës (MFK) është fondacion i pavarur i themeluar në vitin 2018 për të zbatuar Marrëveshjen e Pragut midis Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), me vlerë 49 milion dollarë. Programi i Pragut i Kosovës adreson dy pengesa kryesore për rritjen ekonomike të Kosovës: furnizimin jo të qëndrueshëm me energji elektrike; dhe dobësitë reale dhe të perceptuara në sundimin e ligjit, përgjegjshmërinë e qeverisë dhe transparencën./21Media 

Back to top button