Fillon seanca e përbashkët Kosovë – Shqipëri

(Lajm i përditësuar)

Ka nisur seanca e përbashkët e dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës.

Në fillim të seancës janë intonuar Himni i Kosovës dhe ai Kombëtar.

Në seancë po marrin pjesë edhe kryeministrat Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti.

Gjithashtu, në Kuvend sot është edhe presidentja Vjosa Osmani.


Deputetët nga Kosova e Shqipëria mblidhen në Parlamentin e Kosovës

Deputetë të Kosovës e të Shqipërisë janë bashkuar sot në Prishtinë.

Para nisjes së seancës është zhvilluar një takim i përbashkët në mes të kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeparlamentares së Shqipërisë, Elisa Spiropali, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Që të gjithë pritet që në seancë t’u drejtohen deputetëve.


Kurti e Rama bashkohen në zyrën e Konjufcës

Delegacioni i Shqipërisë ka arritur në Kosovë për mbledhjen e përbashkët të Kuvendit .

Fillimisht dy delegacionet ai i Kosovës dhe i Shqipërisë janë takuar në zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca.


Kurti e Rama hyjnë ndaras në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës ka mbërritur edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Menjëherë pas tij në objektin e Kuvendit hyri edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Edhe pse Rama kalojë nëpër oborrin e Qeverisë dhe kishin 1 minutë kohë diferencë nga arritja, ata nuk zgjodhen që hyrjen në Kuvend ta bënin bashkë.


Fillon ardhja e delegacioneve nga Parlamenti i Shqipërisë

Ka filluar ardhja e delegacioneve nga Parlamenti i Shqipërisë. Në Kuvendin e Kosovës ka mbërritur edhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalli, ku u prit nga homologu i saj kosovar, Glauk Konjufca.


​Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë sot me mbledhje të përbashkët

Sot në ora 11:00, mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas agjendës është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Kjo mbledhje e përbashkët do të përmbyllet me fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës.

Mbledhja e dy kuvendeve, sipas institucioneve në të dy anët e kufirit, vjen si nevojë e koordinimit të agjendës për realizimin e synimeve që përfshijnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkim Evropian dhe integrimet euro-atlantike të Kosovës. Gjithashtu, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Back to top button