Fillon seanca fillestare ndaj Nagip Krasniqit dhe të tjerët

Ka filluar shqyrtimi fillestar gjyqësor ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, u.d se drejtorit të zyrës se prokurimit Ymer Dragushes dhe perfaqësuesit të një kompanie Isuf Zejnes.
Të pranishëm në seancë janë të gjithë te pandehurit.
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi, Ymer Dragusha dhe Isuf Zejna akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionë euro duke kryer veprat penale: “keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare” dhe “ndihmë në keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”./21Media