Fillon seanca, Konjufca ia dha fjalën Kurtit

Betohen deputetët që munguan në seancën konstituive

Mbi 40 minuta me vonesë, filloi seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është pika  “zgjedhja e qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari Glauk Konjufca kërkoi falje për vonesën. Ai njoftoi se të pranishëm në sallë janë 103 deputetë, që nënkupton se janë përmbushur kushtet për mbajtjen e seancës, shkruan rtv21.tv

Në fillim të seancën dhanë betimin e tyre deputetët të cilët munguan në seancën konstituive, ku deputetët tjerë u betuan për mandatin e ri.

Pasi prezantoi para deputetëve dhe të pranishmëve të tjerë pikën e rendit të ditës, Konjufca ia dha të drejtën për ta udhëhequr seancën, nënkryetares Arbërie Nagavci./21Media

 

Back to top button