Fillon takimi i veteranëve me Kurtin

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sapo kanë mbërritur në objektin e Qeverisë për tu takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pas ftesës që ky i fundit u ka bërë dje.
Veteranët tashmë kanë hyrë në objektin e Qeverisë.
Veteranët po kërkojnë të tërhiqet Projektligji për pagat, i miratuar në lexim të parë më 14 qershor në të cilin nuk është përfshirë rritja e pensionit të tyre./21Media

Back to top button