Fillon votimi në Graçanicë

Edhe në Graçanicë me kohë është hapur qendra e votimit

Nga ora 7:00 e mëngjesit qendra e votimit në këtë pjesë tashmë është hapur dhe qytetarët kanë filluar të votojnë.

Ky proces po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Votimi për zgjedhjet e  parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00.

Back to top button